Thaçi për sulmin ndaj gruas rome: Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë
31 maj 2019
| 17:36
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit të gruas rome sot në Ferizaj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë.
“Sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia ndonjërit komunitet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale apo në ndonjë portal. Ftoj për sjellje të përgjegjshme e qytetare të çdo kosovari, për raportim të përgjegjshëm të mediave dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë. Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/