Thaçi: Për të pagjeturit do të diskutohet në Bruksel
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me drejtues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve kanë bërë homazhe tek Memoriali i personave të pagjetur.
Thaçi është zotuar se personalisht do angazhohet që kjo çështje të mbyllet.
Thaçi deklaroi se për të pagjeturit do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe se kjo çështje do të mbyllet shumë shpjet.
“Kjo çështje do të shtohet për biseda edhe në Bruksel. Duhet të angazhohemi që të mbyllet kjo çështje të mbyllet sa më shpejt”, ka thënë ai.
Madje ai paralajmëroi edhe angazhim personal në këtë drejtim, duke shtuar se do të diskutohet me çdo mekanizëm ndërkombëtar që Serbisë t’i bëhet presion që të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Nuk ka fjalë që mund të shpreh dhimbjen kohë e ndërrimit të moteve, ju mani plagën më të rëndë që nga pas lufta. Duhet të punojmë që të bindim edhe autoritet në Beograd”, deklaroi Thaçi.
Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit, Jahja Lluka u zotua se ligji për të pagjeturit do të procedohet së shpejti në Kuvend për të ndryshuar nenin lidhur me benificionet, pasi që kjo është kërkesë e kamotshme e familjarëve dhe ata do t’i marrin beneficionet e merituara.