Thaçi përfaqëson Kosovën në Samitin e Zagrebit

05 maj 2020 | 14:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër (e mërkurë) përmes një video-konference, nën organizimin e Bashkimit Evropian (BE).

Në agjendën e këtij samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga COVID-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe zhvillimet politike dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Presidenti Thaçi pritet që në këtë samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave. Kjo është bërë me dije në një postim të mëhershëm të Thaçit në llogarinë e vet në “Twitter”.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Samiti i Zagrebit do të mbahet përmes një video-konference, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe ata të Ballkanit Perëndimor. (L.G / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) nëpërmjet një aksioni simbolik e ka “vendosur”…