Thaçi: Përfaqësuesit e 6+ vazhdimisht kanë punuar për interesin e Kosovës
09 mars 2020
| 15:50
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar të hënën edhe përfaqësuesit e komuniteteve joserbe të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se përfaqësuesit e 6+ vazhdimisht kanë punuar për interesin e Kosovës
“Përfaqësuesit e 6+ në Kuvendin e Kosovës e pasurojnë shtetin tonë multietnik. Ata kanë mbështetur vazhdimisht bashkimin e skenës politike të Kosovës dhe kanë punuar për interesin e Kosovës. Gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Presidenti Thaçi të hënën ka takuar të gjithë udhëheqësit e partive parlamentare me përjashtim të kryeministrit Albin Kurti.