Thaçi përforcohet me dy avokatë, njëri prej tyre ishte prokuror në rastin e Millosheviqit
21 prill 2022
| 18:09
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, është përforcuar me dy avokatë.
Fjala është për Albert Moskowitz dhe Peter Mccloskey.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Peter Mccloskey ishte prokuror në Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi.
Peter McCloskey ka qenë i përfshirë nga afër në ndjekjen penale të njëzet individëve të paditur nga Tribunali për krimet e kryera në Srebrenicë, duke përfshirë kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviçin, Radovan Karaxhiçin, dhe gjeneralin Ratko Mlladiç.