Thaçi: Përfshirja e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, historik

04 mars 2020 | 16:24

Presidenti i Kosovës në një konferencë për medie ka folur për vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai ka thënë se gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë ka folur për domosdoshmërinë e përfshirjes se ShBA-së në dialogun me Serbinë.

Thaçi ka theksuar se gjatë këtyre takimeve ka marrë mbështetje të parezervë për Kosovën. Presidenti Thaçi ka thënë se ka marrë mbështetje direkte nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo për Kosovën dhe të ardhmen e saj euroatlantike.

Më tutje, Thaçi ka thënë se në Amerikë ka marrë mbështetje për investime të madha nga shteti amerikan në momentin që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se ky takim është ftuar nga përfaqësuesi special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë se ky takim shënon fillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka thënë se nga ky takim, është marrë mesazhi se SHBA-ja do t’i prijë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se përfshirja e ShBA-së në këtë proces është historik, pasi një gjë të tillë e ka kërkuar në vazhdimësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur…