![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/6FF09365-F9A2-4023-90BD-476AA545B3CC.jpeg)
Thaçi përgatit çaj japonez sipas traditës
11 shtator 2019
| 09:34
Presidenti Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Japoni.
Ai ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi duke përgatitur çaj japonez sipas traditës së tyre.
“Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikëpritjes dhe shijimit të natyrës”, ka shkruar Thaçi.