Thaçi përkujton Aganin: Ai ishte njeri nga ideologët e lëvizjes paqësore të Kosovës
05 maj 2019
| 17:45
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar profesor Fehmi Aganin, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Agani ka thënë se çdoherë do të nderohet jeta dhe veprimtaria e Aganit.
“U bënë 20 vjet nga vrasja e profesorit Fehmi Agani, njërit nga ideologët e lëvizjes paqësore të Kosovës. Gjithmonë do të nderohet veprimtaria e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/