Thaçi përkujton Bajram Rexhepin: Ishte intelektual, humanist dhe politikan i vendosur
21 gusht 2020
| 10:22
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar Bajram Rexhepin në 3-vjetorin e vdekjes së tij.
Thaçi ka thënë se Rexhepi ishte intelektual, humanist, diplomat dhe politikan shumë i vendosur.
“Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, BAJRAM REXHEPI, ishte një figurë shembull e patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës”.
“Ai dha kontribut shumë të madh në vijën e parë të frontit të luftës, duke shpëtuar qindra jetë të ushtarëve të UÇK-së dhe duke iu mundësuar atyre që të ktheheshin sërish në istikamet e luftës për mbrojtjen e atdheut”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.