Thaçi përkujton dëshmorët e betejës së Junikut
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dëshmorët Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, të cilët kanë rënë heroikisht në betejën e Junikut.
Ai ka thënë se këta dëshmorë me atdhedashurinë dhe guximin e tyre motivuan shumë të rinj dhe të reja që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së.
“Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut: Bekim Berishën, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën. Në po këtë betejë, katër ditë më herët kishte rënë heroikisht edhe Bashkim Leku, bashkëluftëtar i pandashëm i tyre. Me atdhedashurinë dhe guximin e tyre, si eprorë dhe luftëtarë të shquar, ata motivuan shumë të rinj dhe të reja që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së. Kontributi, sakrifica dhe veprat e tyre, do të jetojnë përgjithmonë si pjesë e lavdishme e historisë sonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/