Thaçi përkujton heronjtë e betejës së Maznikut

16 prill 2020 | 12:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heronjtë Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn, të cilët kanë rënë në betejën e Masznikut.

Thaçi ka thënë se heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës.

“Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn. Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i diplomacisë franceze ka apeluar për një organizëm të…