Thaçi përkujton imamët dëshmorë
31 korrik 2020
| 16:52
Presidenti i Kosovës ka përkujtuar imamët të cilët kanë rënë dëshmorë përgjatë viteve 1989-1999.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar imamët dëshmorë duke thënë se për ta mbrojtur atdheun dhanë jetën e tyre.
“Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë imamët dëshmorë. Respektin dhe dashurinë e kishin gjithnjë për atdheun, por për ta mbrojtur dhanë edhe jetën e tyre. Trimëria e tyre është krenari për ne. Sakrifica, ideal i lartë. Ndërsa, kontributi i tyre, liri dhe pavarësi”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4107300429340285