Thaçi përkujton masakrën e Studimës: Krime të tilla nuk harrohen asnjëherë

02 maj 2020 | 14:21

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar masakrën e 116 civilëve shqiptarë në Studime të Vushtrrisë, e kryer 21 vite më parë.

Thaçi ka thënë se ndonëse ka mbetur pa u ndëshkuar spastrimi etnik, vrasjet, që kanë mbetur pa u dënuar nuk e zbehin dhe vjetërson krimin e kryer nga shteti serb. Lira që sot e gëzojmë ka thënë ai, ka themelet në gjakun e mijëra martirëve.

Shkrimi i plotë i presidentit Thaçi:

Në Studime të Vushtrrisë, para 21 viteve, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë shqiptarë, duke zgjeruar edhe më shumë krimet, masakrat dhe gjenocidin kundër popullatës shqiptare. Zbatimi sistematik i doktrinës së tokës së djegur në Kosovë, dëbimi masiv i qytetarëve, spastrimi etnik, vrasjet pa dallim moshe dhe gjinie që u bënë në vitet 1998 dhe 1999, deri më sot, ende kanë mbetur pa u ndëshkuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore.

Pavarësisht se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e mbi 400 masakrave ende nuk u zbuluan dhe nuk dolën para drejtësisë, krimet e tilla, si krime kundër njerëzimit, nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë. Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Pejës, Fadil…