Thaçi përkujton mësuesin Fazli Greiçevci
17 gusht 2019
| 11:18
“Para 55 viteve u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës njëri ndër patriotët më të shquar të lëvizjes kombëtare, mësuesi dhe edukatori Fazli Greiçevci”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se emri i tij u bë simbol i flamurit tonë kombëtar dhe frymëzim për gjeneratat atdhedashëse që vijuan përpjekjet për çlirimin e Kosovës.