Thaçi përkujton Mujë Krasniqin

14 dhjetor 2018 | 11:10

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar komandantin Mujë Krasniqi, me rastin e 20-vjetorit të rënies se tij heroike.

“Në ditën e votimit të Ushtrisë së Kosovës, pikërisht sot kur të gjithë ndjehemi krenar me djemtë dhe vajzat e uniformuara, kujtojmë rënien heroike të komandantit Mujë Krasniqi, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës në 20 vjetorin e rënies së Mujës dhe 40 luftëtarëve të tij është mënyra më e mirë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2341396515930694/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kur edhe po votohet transformimi i FSK-së në ushtri…