Thaçi përkujton vëllezërit Bytyqi: Kryesit e vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë
08 korrik 2020
| 12:40
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se edhe pse u bënë 21 vjet nga vrasja makabre e vëllezërve Bytyqi: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga strukturat e Serbisë, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë.
“Serbia jo vetëm që nuk i ka dënuar përgjegjësit e këtij krimi, por ata i ka privilegjuar, duke i vënë në struktura udhëheqëse të shtetit serb”.
“Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)