Thaçi përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

17 janar 2020 | 09:29

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar tre veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët para 38 vjetëve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav.

Thaçi ka thënë se vrasja e tyre ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, para 38 viteve u vranë nga segmente të shërbimit sekret jugosllav. Ishte një goditje e rëndë për lëvizjen patriotike, si jashtë, ashtu dhe brenda Kosovës, pikërisht kur po bashkërendoheshin grupet politike në një front të përbashkët. Edhe pas katër dekadave ende nuk është zbardhur ky krim i kryer në Gjermani. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, mund të gjejnë mënyra për…