Thaçi përsërit: Nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë

04 tetor 2018 | 10:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se hetimi për veteranët e UÇK-së duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo qoftë që vijnë, pasi sipas tij nuk ka pasur më shumë se 12 deri në 15 mijë njerëz me armë dhe uniformë.

“Ne të gjithë duhet t’i inkurajojmë sistemin e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund, me një transparencë dhe përgjegjësi të plotë, e vërteta është mëse e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12, 15 mijë njerëz me armë dhe uniformë, ndërsa, të tjerët janë vetëm mashtrime, prandaj këtij mashtrimi të madh me humbje të buxhetit të Republikës së Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë dhe jo kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo qoftë që vinë“, ka thënë Thaçi, raporton “Epoka e re”.

Ai këtë deklaratë e dha në hapjen e punimeve të konferencës rajonale kundër korrupsionit, e cila po mbahet në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan, pas fitores së vështirë ndaj Dudelange (0-1), do…