Thaçi përshëndet deklaratën e Merkelit për mosndryshimin e kufijve në Ballkan
14 gusht 2018
| 16:33
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përshëndetur deklaratën e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka deklaruar se nuk duhet të bëhet ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Thaçi ka kërkuar nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që t’i bindin pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën me kufijtë ekzistues.
“E përshëndes deklaratën e kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të Bashkimit Evropian t’i bindin pesë vendet mosnjohëse dhe Serbinë që ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/