Thaçi: Përveç Kurtit, liderët e tjerë janë kundër zgjedhjeve të reja
06 prill 2020
| 22:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se kemi një kryeministër në detyrë që është shkelës i Kushtetutës, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vlerësuar antikushtetuese masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së kornavirusit.
Thaçi ka thënë se Qeveria Kurti është një qeveri e shkarkuar nga 85 deputetë.
Presidenti ka thënë se ai do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e periudhat kohore sa i përket formimit të qeverisë së re.
Thaçi ka thënë se përveç Albin Kurtit, i cili kërkon zgjedhje të reja, të gjithë liderët e tjerë janë të mos shkohet në zgjedhje të reja.