Thaçi: Pesëqindëshi’, familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e UÇK-së

28 maj 2020 | 12:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Mensur Zyberaj në përvjetorin e rënies së tij.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri.

“Në përvjetorin e rënies e nderojmë heroin Mensur Zyberaj – ‘Pesëqindëshin’, i cili ra heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mensurin e kisha mik të mirë dhe si një prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së, me guximin dhe angazhimin e tij ishte kyç në shtrirjen e aktivitetit tonë në rajonin e Anadrinisë, respektivisht në Zonën Operative të Pashtrikut. Komandant ‘Pesëqindëshi’, familja Zyberaj dhe i gjithë rajoni i Anadrinisë ishin shtyllë e fuqishme e luftës sonë për liri. Heroizmi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është frymëzim për ne dhe gurthemel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kujtimi për komandant ‘Pesëqindëshin’ do të jetë i përjetshëm!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Kinës ka miratuar ligjin e ri të sigurisë…