Thaçi: Pikëllues lajmi për vdekjen e profesor Blakut
20 mars 2020
| 10:10
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit universitar Rifat Blaku. Thaçi ka shkruar në “Facebook” se profesor Rifat Blaku ka dhënë kontribut në rrafshin akademik dhe në jetën politike. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e profesorit universitar, demografit të njohur Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike, në periudhat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Familjes Blaku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH”.