Thaçi pjesë e Forumit Ekonomik Botëror, bashkë me liderët më të fuqishëm botëror
20 janar 2018
| 12:46
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku do të zhvillojë shumë takime, për të thelluar agjendën e njohjes dhe bashkëpunimit bilateral, me përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.
Pjesëmarrja e tij në këtë forum, ku do të jenë edhe presidentët dhe kryeministrat e shteteve më të fuqishme të botës, përfshirë Donald Trump, Theresa May, Emmanuel Macron e Justin Trudeau, është konfirmuar nga Zyra për Informim e Presidencës.
Forumi Ekonomik Botëror mbledh shumicën dërrmuese të liderëve më me ndikim në botë, të cilët përbëjnë dy grupet dominante në këtë sferë, G7 dhe G20.