Thaçi: Pjesëtarët e FSK-së na bëjnë krenarë, na japin forcë e siguri
05 mars 2018
| 20:56
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës bashkohet më së miri historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës.
Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se FSK është krenaria e atdheut.
“Në Forcën e Sigurisë së Kosovës bashkohet më së miri historia, e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Pjesëtarët e saj na bëjnë krenarë, na japin forcë, siguri dhe më shumë dashuri për atdheun tonë”, ka shkruar Thaçi.