“Thaçi po mbahet peng”, Grenell shpërndan fjalimin e Ramës ku flet për padrejtësitë e Gjykatës Speciale

21 dhjetor 2024 | 08:46

I dërguari i presidentit Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë në llogarinë e tij në X, fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale.

“Sot që ne të gjithë jemi këtu, ku u firmos pavarësia e Kosovës, Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, vazhdojnë të mbahen peng, prej gati pesë vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare. e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë”, thuhet në fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të cilin e ka shpërndarë Richard Grenell.

Para pak ditësh, presidenti amerikan Donald Trump e ka emëruar Richard Grenellin në pozitën e të dërguarit presidencial për misionet speciale në mbarë botën. Madje, pak para emërimit presidenti Trump e quajti Grenellin si njeri përrallor dhe një yll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lansuar sot platforma inovative politike e kandidatit për deputet…