Thaçi po sulmon Serbinë që ta heqë qafe aktakuzën

06 tetor 2020 | 08:47

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po e sulmon Serbinë, duke u përpjekur të heqë qafe padinë e Gjykatës Speciale. “Thaçi po numëron ditët deri në ngritjen e aktakuzës, pas së cilës, ai do të mbajë përgjegjësi për mizoritë që bëri. Nuk është çudi që ai është nervoz dhe po përpiqet të shpëtojë duke sulmuar Serbinë” tha ai raporton “Tanjug”.

Kësisoj ministri serb i është kundërpërgjigjur deklaratës së Thaçit i cili tha se qëndrimet fyese të kryediplomatit serb Ivica Daçiq dhe Vulinit drejt viktimave civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviqit, janë dëshmi se Serbia ende nuk e ka ndryshuar politikën e saj fashiste në drejtim të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Helen Rees, hulumtuese në mjekësi, është optimiste se vaksina kundër…