Thaçi: Po të pyetesha unë, stadiumi kombëtar i Kosovës do ta mbante emrin e Adem Demaçit
29 korrik 2018
| 11:43
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë opsionin e tij për emrin se si duhet ta mbajë Stadiumi nacional i Kosovës, i cili do të ndërtohet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc të Drenasit, 14 kilometra larg Prishtinës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se stadiumi nacional i Kosovës duhet të mbajë emrin e simbolit të pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçi.
“Po të pyetesha unë, stadiumi nacional i Kosovës do të duhej ta mbante emrin e simbolit të bashkimit, të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, z. Adem Demaçi”, kështu ka deklaruar vitin e kaluar (më 17 shkurt 2017) presidenti Thaçi në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”.