Thaçi: Politikanë dhe intelektualë të kalibrit të Aganit i mungojnë politikës në Kosovë

06 maj 2020 | 13:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-nënkryetarin e LDK-së, profesor Fehmi Agani, në 21-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

Thaçi duke vlerësuar lartë kontributin e Fehmi Aganit në Rambuje, ka thënë se politikanë dhe intelektualë të kalibrit të profesor Aganit i mungojnë shumë sot politikës në Kosovë.

“Në 21-vjetorin e vrasjes e kujtojmë me respekt të thellë profesorin Fehmi Agani, që ishte një prej figurave kyçe të lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta. Në të gjitha periudhat e jetës së tij, si intelektual, si autor librash dhe shkrimesh, si politikan dhe si negociator, profesor Agani është shquar me dijen e madhe, me urtinë prej një mendimtari të thellë dhe me këmbëngulësinë e një atdhetari, që shqiptarët e Kosovës t’i fitojnë të drejtat që u takojnë, duke përfshirë edhe të drejtën supreme për të jetuar të lirë dhe për të pasur shtetin e pavarur”.

“Kam pasur fatin që të njihem me të dhe të bashkëpunojmë e të jemi së bashku si pjesë e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë. Kontributi i tij për arritjen e marrëveshjes, që mundësoi më pas fushatën ajrore të Aleancës Veriatlantike dhe çlirimin e Kosovës, ka qenë i jashtëzakonshëm. Politikanë dhe intelektualë të kalibrit të profesor Aganit i mungojnë shumë sot politikës në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3740766285993703/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe…