Thaçi: Popujt që kanë përjetuar luftën e dinë rëndësinë e paqes
21 shtator 2018
| 10:35
Sot, tërë bota e feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes.
Me ketë rast, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se popujt që e kanë përjetuar luftën, e dinë më së miri rëndësinë e paqes.
“Kosova i ka përjetuar të dyja. Ne e dimë se paqja bëhet më vështirë se lufta. Që dy dekada pareshtur po punojmë për paqen, sepse e duam dhe besojmë në të. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve që mund t’i kemi, janë vlera universale. Duhet të jemi të bashkuar të gjithë për paqen dhe të ardhmen evropiane. Të bashkuar në diversitet”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/