Presidenti Thaçi: Ne i besojmë drejtësisë ndërkombëtare

22 korrik 2020 | 09:51

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar 10 vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Thaçi ka shkruar në Facebook se “ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran”.

Postimi i presidentit Thaçi:

Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë! HTH

Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një…