Thaçi poston fotografi nga takimi me Kurtin, thotë se takimi ishte korrekt (Foto)
13 mars 2020
| 18:24
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin Albin Kurti në Presidencë.
“Me kryeministrinKurti pata një takim korrekt, konstruktiv dhe përmbajtjesor. Biseduam për pikat e përbashkëta të politikës së brendshme dhe të jashtme, për çështjet e interesit shtetëror dhe kombëtar. U pajtuam se duhet të ketë bashkërendim të institucioneve të Kosovës në çështjet e interesit shtetëror, veçanërisht në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen reciproke. Mbetem me shpresë se me kryeministrin Kurti dhe të gjithë liderët politikë do të vazhdojmë të punojmë së bashku për interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.