Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

14 shkurt 2018 | 16:26

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe për Republikën e Kosovës,  Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi.

Me këtë rast kreu i shtetit ka uruar ambasadorin, Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi për detyrën e re.

“Urime për postin e ri. Raportet tona janë të shkëlqyeshme. Falënderojmë angazhimin e pakursyer të Emirateve për njohjen dhe shtetndërtimin në Kosovë”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Emiratet kanë bërë shumë edhe në shtimin e njohjeve për Kosovën. “Për këtë do të jemi mirënjohës”, ka thënë ai.

Thaçi ka theksuar se raportet e mira duhet t’i zgjerojmë edhe në fushën e ekonomisë, ku duhet të kemi më shumë shkëmbime tregtare.

Ndërsa, ambasadori Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi, duke uruar presidentin Thaçi me rastin e 10- vjetorit të pavarësisë, ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë mbështetjen për Republikën e Kosovës.

“Emiratet do të qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës dhe do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në të gjitha fushat”, është shprehur ambasadori Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…