Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri pakistanez
02 korrik 2018
| 14:29
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar të henën letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Pakistanit, Syrus Sajjad Qazi, i cili sapo është emëruar ambasador jo-rezident për Kosovën.
Presidenti Thaçi i ka uruar ambasadorit të ri pakistanez suksese në detyrën e re.
“Gatishmëria dypalëshe ekziston dhe Kosova e Pakistani mund ta thellojnë bashkëpunimin në shumë sektorë”, është shprehur Thaçi.
Edhe ambasadori pakistanez, Syrus Sajjad Qazi, ka konfirmuar i dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën.
/Epoka e re/