Thaçi pranon kredencialet nga ambasadorja e re e Suedisë në Kosovë
04 shtator 2018
| 15:49
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar të martën letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Suedisë në Prishtinë, Karin Henmarck.
Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Suedisë në Kosovë nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”.
Henmarck vjen në këtë pozitë pas përfundimit të mandatit të ambasadorit Henrik Nilsson. Ambasadorja Henmarck ka shërbyer si ambasadore në Pretoria të Afrikës Jugore.