Thaçi pranon letër falënderimi nga Shtëpia e Bardhë për dekorimin e Trumpit

04 tetor 2020 | 15:31

Shtëpia e Bardhë e ka falënderuar Hashim Thaçin, presidentin e vendit, për dekorimin e Donald Trumpit, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), me Medaljen e Urdhrit të Lirisë si mirënjohje për kontributin e tij të dhënë ndaj popullit të Kosovës.

Ishte këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, e bëri këtë falënderim në emër të Shtëpisë së Bardhë me anë të një letre dërguar Thaçit.

Aty thuhet se Trumpi beson fuqishëm se do të ketë normalizimin të qëndrueshëm në Ballkan pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Uashington më 4 shtator në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Presidenti Trump është përkrahës i vendosur i Kosovës dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do ta ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”.

Në letër theksohet se e vlerësojnë mbështetjen e Kosovës për normalizimin ekonomik me Serbinë. “Është nder i madh të qëndrosh me popullin e Kosovës dhe ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj të fortë për zbatimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”, theksohet në letër.

O’Brien, Thaçin e falënderon edhe për Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës që ia ka ndarë atij dhe Richard Grenellit, emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain ka siguruar marrëveshje me Everton, për shërbimet…