Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Zvicrës
21 gusht 2020
| 13:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe i ka shprehur mirënjohjen e Kosovës që Zvicra i ka dhënë popullit të Kosovës për dekada me radhë.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen në të kaluarën, por edhe për mbështetjen që Konfederata e Zvicrës i jep shtetit të Kosovës sot”, është shprehur kreu i shtetit.
Ndërsa ambasadori Kolly është shprehur i gëzuar për detyrën e re dhe shtoi se do të angazhohet për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Zvicrës dhe Kosovës.