Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

07 mars 2019 | 17:01

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff.

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff.

Kreu i shtetit të Kosovës e ka uruar ambasadoren e re të Panamasë për detyrën e re dhe e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme.

“I jemi mirënjohës Panamasë për mbështetjen e deritashme. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe së bashku kemi ndërtuar një bashkëpunim shumë të mirë”, u shpreh Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Kosovën, Annabella Guardia Escoffery de Rubinoff, ka theksuar se Panamaja e mbështet Kosovën në konsolidimin e saj ndërkombëtar.

“I përkrahim përpjekjet për paqe dhe stabilitet të përhershëm në Kosovë dhe rajon. E mbështesim edhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ambasadorja e re e Panamasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar në lidhje…