Thaçi pret në Qendrën e Studentëve 55 qytetarët e kthyer nga Zvicra
27 mars 2020
| 10:12
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka arritur në Qendrën e Studentëve, në të cilën pas pak pritet të arrijnë 55 qytetarë të kthyer nga Zvicra, raporton EO.
Deri më tani në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit pas vendimeve të marra të shteteve për izolim.
Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia dhe 180 nga Gjermania.
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, kishte thënë se gjithsej janë 834 qytetarë që presin të kthehen. Pas këtyre që kthehen sot, kanë mbetur të kthehen në Kosovë edhe 549 persona të tjerë.