![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/thaci.jpg)
Thaçi pret në takime të ndara Kurtin, Mustafën, Veselin dhe krerët e partive tjera
08 mars 2020
| 20:55
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të pres nesër në takim liderët institucional dhe politik.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se Thaçi ka ftuar në takim kryeministrin, Albin Kurti dhe krerët e partive të tjera në Kosovë.
Ky është njoftimi i plotë i presidencës:
Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:
- Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;
Ora e takimit: 13:00;
- Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;
Ora e takimit: 10:30;
- Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;
Ora e takimit: 11:30;
- Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;
Ora e takimit: 12:30;
- Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;
Ora e takimit: 13:45;
- Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;
Ora e takimit: 14:15;
Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;
Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.
Mirëpresim ekipet tuaja.