Thaçi pret të hënën në takim kryeministrin e Bullgarisë
15 prill 2018
| 20:24
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet të hënën me kryeministrin e Republikës së Bull garish, Boyko Borissov.
“Takimi i paraparë për në orën 10:00, do të zhvillohet në kabinetin e Presidentit, ndërkaq që pas takimit do të ketë edhe konferencë për media”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Borissov gjatë vizitës së tij në Kosovë pritet të takohet edhe me homologun e tij, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, momentalisht Bullgaria mban kryesimin e Bashkimit Evropian, me mandat gjashtëmujor që përfundon në qershor të këtij viti.