Thaçi pret që vendet e BE-së ta mbështesin marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

01 nëntor 2018 | 11:42

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka takuar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Mynihut për siguri e cila po mbahet në Minsk të Bjellorusisë.

Thaçi ka bërë me dije se me kryediplomatin sllovak ka biseduar rreth dialogut Kosovë- Serbi, derisa ka potencuar se pret mbështetje nga shtetet anëtare të BE-së në çështjen e një marrëveshje përfundimtare në mes të dy shteteve.

“Në Minsk fola me Miroslav Lajçak, ministër i jashtëm i Sllovakisë. Unë pres që të gjithë anëtarët e BE-së do të mbështesin një traktat përfundimtar dhe gjithëpërfshirës të paqes midis Kosovës dhe Serbisë, për të siguruar që të dy vendet sovrane të jenë të barabartë në familjen e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe heroit të…