Thaçi pritet nga perandori i Japonisë, bisedojnë për paqen në botë (Foto)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito i Japonisë.
I përcjellë nga zyrtarët e oborrit perandorak, presidenti Thaçi ka arritur në pallatin perandorak, ku është pritur nga Perandori Naruhito me nderimet me të larta.
Në takim me Perandorin, presidenti Thaçi ka biseduar për rrugëtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës.
Presidenti Thaçi e ka uruar për epokën “Reiwa” që ka filluar Lartmadhëria e tij, Perandori Naruhito, duke shprehur dëshirën që fryma e harmonisë të mbretërojë në Japoni dhe në tërë botën.
Presidenti Thaçi i ka shprehur mirënjohje Perandorit në emër të popullit të Kosovës, për përkrahjen që Japonia na ka dhënë gjatë dhe pas luftës.
“Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të jemi për gjithmonë”, ka thënë Thaçi.
/Epoka e re/