Thaçi priti në takim ambasadorët e Quintit
20 shkurt 2018
| 11:12
Takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.
Pas takimit askush nuk ka folur për medie, përveç kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u ka thënë gazetarëve se kanë folur për punë të mira.