Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate në Kosovë
26 gusht 2019
| 15:18
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer.
“U jam mirënjohës për bashkëpunimin, me të gjitha institucionet e Kosovës. Gjatë mandatit tuaj ne kemi konfirmuar edhe një herë partneritetin strategjik në mes dy vendeve tona”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviq për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në arenën ndërkombëtare dhe në BE.
Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e shtetit, por edhe nga tërë shoqëria kosovare.
/Epoka e re/