Thaçi: Procesi i dialogut nuk është i lehtë, do të bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel ka thënë se pret që nga ky takim të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ky proces nuk është i lehtë. “Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës të procesit final të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një marrëveshje obliguese në rrafshin ndërkombëtar. E di se nuk do të jetë e lehtë, ka vështirësi, ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia për të lëvizur përpara”, ka deklaruar Thaçi në konferencën me gazetarë në Bruksel.
“Do të bëhen të gjitha përpjekjet që të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes. Kjo është një mundësi e radhës e udhëhequr nga Mogherini dhe BE-ja me mbështetjen e plotë të ShBA-së. Synimi i Kosovës është që të kërkojë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet, edhe me Serbinë”, ka thënë Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/313313395922233/
/Epoka e re/