Thaçi, prokurorëve dhe gjyqtarëve: Merrni seriozisht përgjegjësitë që keni
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët që t’i marrin seriozisht përgjegjësitë që kanë.
Ai ka thënë se mbrojtja e qytetarëve është obligim thelbësor i tërë shoqërisë e sidomos sistemit të drejtësisë.
Sipas Thaçit, janë bërë hapa të mëdhenj në kompensimin e dhunës tek viktimat e luftës.
“Jam i lumtur që Kosova mbetet liderë në rajon në fushën e të drejtave të viktimave të krimit, ndonëse duhet të aspirojmë më shumë. Ligji për kompensimin e viktimave të krimit është një prej të arriturave më të mëdha në sistemin e drejtësisë dhe implementimi i suksesshëm i tij do të ndikojë. Dëgjojmë shpesh për dhunën në familje, dhe kjo nuk do të lejohet. Është obligim i ynë si shoqëri, është obligim i organeve të drejtësisë që të mos neglizhohet dhuna në familje, por të nxjerrën para drejtësisë kryerësit e krimit”, ka deklaruar presidenti Thaçi në ceremoninë e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
/Epoka e re/