Thaçi publikon pamje nga ‘laboratori i drogës’, thotë se është i Kurtit dhe grupit të tij

28 maj 2020 | 15:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një video, sipas të cilit këto pamje dëshmojnë “inkriminimin e grupit Kurti dhe të familjes politike të ministres së Drejtësisë në çështje kriminale”.

Në këtë video shihet një “laborator droge”, për çfarë Thaçi ka thënë se është koha që “Kurti dhe grupi i ti” të përballen me drejtësinë.

“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!”, ka shkruar Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/3027207234028595/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabloidi i njohur anglez, “The Sun”, ka renditur 11 sulmuesit…