Thaçi: Qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës ndaj Jacques Chiracut

26 shtator 2019 | 14:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.

Ai ka thënë se Jacques Chirac do të mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës!

“Me keqardhje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac. Ai ishte njëri prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999. Jacques Chirac do të mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3022673264469679/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veli, ka vizituar sot…