Thaçi: Qytetarët e Kosovës janë më evropianë se shumë popuj që janë pjesë e familjes evropiane

09 maj 2019 | 10:16

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Dita e Evropës, 9 maji, është datë kur u bë hapi i parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian.

“Një thirrje për bashkimin e prodhimeve nga kryediplomati francez më 9 maj 1950, kishte bërë që të niste projekti i madh i krijimit të familjes evropiane, e cila u zhvillua nëpër vite. Në këtë ditë të veçantë për Bashkimin Evropian, ne bëjmë thirrje për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe për qartësimin e perspektives evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës janë më evropianë se shumë popuj që janë pjesë e familjes evropiane.

“Kemi përmbushur kritere që tejkalojnë edhe standardet e shumë prej shteteve anëtare të BE-së, por ende po vazhdon diskriminimi i qytetarëve tanë. Ky diskriminim dhe ky trajtim i pabarabartë po komprometon edhe vetë vlerat e Bashkimit Evropian, mbi të cilat e ka ndërtuar bashkëpunimin me vendet jo anëtare në rajonin tonë. Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar presidenti Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, me rastin…