Thaçi: Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar në Institutin kaponez për marrëdhënie ndërkombtare, ku ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Ai ka thënë se Kosova njëzëri është pro anëtarësimit në NATO dhe BE.
“Diskutime përmbajtësore në Institutin Japonez për Marrëdhënie Ndërkombtare ku fola për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore. Njëzet vite pas përfundimit të luftës dhe njëmbëdhjetë vite pas pavarësisë, Kosova është në rrugë të drejtë drejt NATO-s dhe BE-së”.
“Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE. Gjithashtu, shpreha faktin se Kosova po punon që të mbyllë kapitullin e tragjedive të së kaluarës dhe të ndërtojë kapitullin e zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/